Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Krim i mbuluar, duhet të hetohen”, Vokshi akuzon Ramën dhe Manastirlliun për abuzime në shëndetësi:5 vite për aferën..
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu, lidhur me tenderat e shpallur “sekret” gjatë pandemisë së COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se kanë kaluar 5 vite nga denoncimi i saj publik dhe kallëzimi i depozituar në SPAK, por ende nuk është marrë asnjë masë, ndërsa sipas saj, abuzimi me paratë e shëndetit të qytetarëve ka mbetur i pandëshkuar. Sipas deputetes demokrate, për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimeve në shëndetësi, niveli i vdekshmërisë në Shqipëri gjatë pandemisë COVID-19 ishte më shumë se dyfishi i mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Postimi i plotë: 5 vite pa drejtësi! Denoncova publikisht këtë krim! Depozitova një Kallzim në SPAK për këtë aferë kriminale...