Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ndërron jetë shoferi, udhëtari plagoset rëndë në autostradën Fier-Vlorë, makina e turistes goditi nga pas kamionçinën
Një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafik-ndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht. Nga verifikimet në terren të kryera nga Policia Rrugore, dyshohet se automjeti tip Dacia me targa AA 408 XY, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj, ishte shkaktari i aksidentit. Drejtuesja e automjetit, një shtetase e huaj dhe femër, dyshohet se ka goditur nga pas një kamionçinë, duke shkaktuar spostimin...