U zhvendos nga SHBA në Angli, Robin Wright flet për vendimin që mori: Është çliruese

U zhvendos nga SHBA në Angli, Robin Wright flet për vendimin që mori: Është çliruese

Robin Wright e ka përshkruar vendimin e saj për t’u zhvendosur nga SHBA-ja në Angli si çlirues, duke theksuar se jeta në Amerikë është kaotike. Aktorja zbuloi në një intervistë me Sunday Times se tani jeton në Angli me partnerin e saj arkitekt, Henry Smith. Për zhvendosjen e tyre, ajo tha: “Ishte çliruese t’i jepje fund të gjitha këtyre. T’i jepje fund kërkimit, kërkimit dhe të merrje vetëm 60% të asaj që doje.” Wright lindi në Teksas dhe u rrit në Kaliforni, duke mos e fshehur dëshirën e saj për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara. “Amerika është një rrëmujë”, tha ajo. Duke folur për përvojën e saj në Angli, ajo shtoi: “Më pëlqen të jem në këtë vend. Ka një liri të të qenit...