Belica e kishte lënë derën hapur për Superioren, ish-kapiteni i Partizanit kalon te kampionët

Belica e kishte lënë derën hapur për Superioren, ish-kapiteni i Partizanit kalon te kampionët

Egzon Belica është lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ish-kapiteni i Partizanit e kishte lënë derën hapur për Superioren, megjithatë vendosi të qëndronte në Maqedoninë e Veriut duke kaluar te kampionët. Shkëndija përforcohet kështu me një tjetër element para sfidave në Europë. Kuqezinjtë do të luajnë në Ligën e Konferencës për herë të parë në histori. Ish-kapiteni i Partizani po ashtu ka shtuar eksperiencën te Shkëndija. 34-vjeçari ka luajtur edhe më parë në Tetovë, ndërsa për herë të fundit ishte pjesë e Rabotnickit.