Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kamionçina përplaset me barrierat në aksin Vlorë-Levan, 1 viktimë dhe 1 i plagosur
                            Një aksident rrugor është regjistruar sot në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Një automjet tip kamionçinë, është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti.