Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kurbin, gjenden 221 bimë kanabisi e 108 fara/ Arrestohen dy persona, një në kërkim
Policia e Kurbinit ka zhvilluar një tjetër fazë të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, duke goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Zhej, njësia administrative Mamurras. Gjatë kontrolleve, u arrestua në flagrancë 45-vjeçari I. S., i cili po kujdesej për 25 bimë kanabis të mbjella në oborrin e banesës së tij. Në një rast tjetër, policia vuri në pranga 56-vjeçaren A. P. dhe shpalli në kërkim bashkëshortin e saj, 64-vjeçarin P. P., pasi dyshohet se kishin kultivuar 196 bimë narkotike. Nga kontrolli në banesë u sekuestruan gjithashtu 108 fara kanabisi. Në total, janë asgjësuar 221 bimë narkotike dhe janë sekuestruar 30 fara të kësaj bime. Policia bën me dije se operacioni “Koordinata” vijon në të gjithë territorin, me synim parandalimin dhe goditjen...