Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Buxheti zhyt në krizë Francën, rrezikohet qeveria! Kryeministri përballet me mocion mosbesimi
Kryeministri Francois Bayrou përballet në 8 shtator me mocion mosbesimi, që rrezikon ta rrëzojë sërish qeverinë ne Francë. Ishte vetë kreu i qeverisë që kërkoi një masë të tillë mes diskutimeve të nxehtë mbi buxhetin e planifikuar të kursimeve, i cili po kundërshtohet ashpër në vend. Qeveria e pakicës po planifikon kursime prej pak më shumë se 44 miliardë eurosh për të ulur deficitin në 4.6 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) vitin e ardhshëm – që është ende larg kritereve të BE-së. Ndër masat simbolike është anulimi i dy festave zyrtare. Me këtë votëbesimin, Bayrou po ndërmerr një hap që kërcënon më shumë sesa vetëm karrierën e tij. Nëse dështon, Presidenti Emmanuel Macron do të detyrohet të zëvendësojë kryeministrin e katërt dhe të...