Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: BE, e vetmja rrugë për ne, jemi të verbër përsa i takon besnikërisë ndaj Unionit
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi Forumin Strategjik të Bledit për të vënë në dukje se besnikëria e Shqipërisë ndaj Bashkimit Evropian nuk mund të vihet kurrë në dyshim. Kryeministri, i cili jo rrallë ka shprehur kritika për Brukselin, deklaroi se përtej deklaratave, BE është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe ndaj politika e jashtme e Tiranës zyrtare është 100% e linjëzuar me Brukselin. “Besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim dhe kemi një ide të qartë të madhësisë sonë, të peshës sonë e po kështu edhe të sfidave tona. Si evropianë duam të jemi të lirë e të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Evropën, ne jemi ndjekës vërtet besnikë dhe, meqë ra fjala, politika jonë e jashtme është 100%...