Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë
Një aksident ka ndodhur përgjatë autostradës Fier–Vlorë, pranë fshatit Panaja. Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Mësohet se një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.