Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama: Edhe pse Europa na ka bërë të vuajmë shumë, një ditë do të martohemi
Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në Forumin e Bledit se Shqipëria ka objektiva të qarta për të realizuar kriteret që duhen për të mbyllur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027. “Pastaj janë shtetet anëtare dhe pjesë tjetër e procesit. Ne po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje”, tha Rama në fjalën e tij, raporton A2 CNN. “Në Bled vjen të ndash vizionin dhe pastaj shkon në Bruksel dhe duhet të jesh një nxënës shumë i zellshëm”. Rama shtoi se procesi i anëtarësimit mbetet tepër i rëndësishëm dhe datat nuk janë thelbësore. “Nuk ka vend për nxitim, sepse besoj që pjesa më e rëndësishme, për Shqipërinë të paktën, është që ta përdorë procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi, sepse...