Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e ish-parlamentarit, Ukraina: Rusia e përfshirë, arrestohet autori i dyshuar
Rusia është e përfshirë në vrasjen e ish-kryetarit të parlamentit ukrainas Andriy Parubiy, sipas autoriteteve në Kiev. Parubiy u qëllua për vdekje në qytetin perëndimor të Lvivit, ditën e shtunë dhe presidenti Volodimir Zelenski tha më herët gjatë se një i dyshuar ishte arrestuar. Ai e cilësoi këtë një “vrasje të tmerrshme’, që siç tha kishte ndikuar në sigurinë e një vendi në luftë. “Dimë se krimi nuk ishte aksidental. Ka përfshirje të Rusisë. Të gjithë do të mbahen përgjegjës para ligjit”, pohoi kreu i policisë Ivan Vyhivskyi. Moska nuk ka komentuar mbi vrasjen, e as mbi sugjerimet se ishte e përfshirë në incident. Ndërkohë Ministri i Brendshëm Ihor Klymenko njoftoi në platformën Telegram se autori i dyshuar ishte arrestuar gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyi...