Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtatori rikthen futbollin kuqezi, 14 ndeshje zyrtare & miqësore në axhendë
Muaji shtator vjen plot sfida për futbollin kuqezi, me 14 ndeshje në program për 5 ekipe të moshave dhe Kombëtaren A. Nga miqësoret testuese deri te sfidat vendimtare kualifikuese, kuqezinjtë do të zbresin në fushë në Shqipëri e jashtë saj. Kombëtarja A do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme. Fillimisht miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00. Më pas, më 9 shtator, skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo rikthehet në Tiranë për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 ndaj Letonisë, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shqipëria U-21 e trajnerit Alban Bushi do të ketë dy teste miqësore me rivalë të fortë europianë. Më 5 shtator kuqezinjtë do të përballen me Gjermaninë në “Elbasan Arena”,...