Bubulina, luftëtarja arvanitase që nëpër beteja fliste vetëm shqip

Bubulina, luftëtarja arvanitase që nëpër beteja fliste vetëm shqip

Më 11 maj 1771, lindi në ishullin e Hidrës kapedania trime arvanitese Laskalina (emri i vërtetë Dhaskalina) Bubulina. Ajo ishte 50 vjeçe kur shpërtheu revolucioni grek, dhe u bë pjesë e luftës për lirinë e atdheut të të parëve të saj. Nuk numërohen betejat që ajo i drejtoi me trimëri. Në njërën prej tyre ra heroikisht edhe djali i saj Jani. Me emrin dhe trimërinë e saj ngriti në këmbë 200 mijë vetë kundër pushtuesve osmanë, u bë shembull heroizmi. Me këtë u kthye në një legjendë të pavdekshme, në një figurë hyjnore që e lartëson historinë e popullit tonë. Dhaskalina Pinoti Bubulina ishte komandante e anijes luftarake “Agamemnom” me të cilën i dha ndihmë të madhe Ali Pashë Tepelenës, kur Janinën e rrethuan turqit....