14 filma artistikë në 40 vite karrierë/ Ja veprat e pavdekshme të Dhimitër Anagnostit

14 filma artistikë në 40 vite karrierë/ Ja veprat e pavdekshme të Dhimitër Anagnostit

Regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare realizoi 14 filma artistikë në 40 vite karrierë në kinematografinë shqiptare. Ai gjithashtu realizoi edhe 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka...