Vuçiç do të takojë Putin dhe Xi Jinping në Pekin

Vuçiç do të takojë Putin dhe Xi Jinping në Pekin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, dhe me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Pekin nga data 2 deri më 4 shtator, bëri të ditur Presidenca e Serbisë. Në njoftim thuhet se Vuçiç do të bisedojë edhe me zyrtarë të tjerë të lartë kinezë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha. Sipas njoftimit, ai viziton Kinën me ftesë të presidentit Xi Jinping dhe do të marrë pjesë edhe në ngjarjet përkujtimore me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Më 3 shtator, Kina do të mbajë një paradë ushtarake, për të shënuar dorëzimin zyrtar të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet kineze konfirmuan pjesëmarrjen edhe të...