Sulmohet avioni i Ursula von der Leyen, ndërhyrje në sistemin e GPS,  dyshohet se pas ngjarjes  qëndrojnë rusët

Sulmohet avioni i Ursula von der Leyen, ndërhyrje në sistemin e GPS, dyshohet se pas ngjarjes qëndrojnë rusët

Komisioni Europian ka akuzuar Rusinë për një sulm të hapur përmes ndërhyrjes në sistemin e GPS të avionit ku fluturonte presidentja von Der Leyen. Incidenti ndodhi gjatë fundjavës teksa shefja e Komisionit po fluturonte me avion privat drejt Bullgarisë kur sistemi i hartës elektronike u bllokua duke detyruar pilotët të përdornin hartat fizike. Zëdhënësja Arianna Podestà, konfirmoi se ulja në pistë ishte bërë e sigurt ndërsa me hetimin e çështjes po merren autoritetet e Sofies pasi incidenti ndodhi në hapsirën ajrore të Bullgarisë. Incidenti vjen rreth një javë pasi sulmet ajrore ruse shkaktuan dëme të mëdha në zyrat e delegacionit europian në Kiev.