Kryebashkiaku i Maliqit largon të vjetrit, vendos në krye të njësive administrative të rinj

Kryebashkiaku i Maliqit largon të vjetrit, vendos në krye të njësive administrative të rinj

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka ndërmarrë një ndryshim të thellë në drejtimin e njësive administrative, duke larguar shumicën e administratorëve të mëparshëm dhe emëruar pesë emra të rinj, ndërsa ka rikonfirmuar vetëm një prej tyre. Sipas vendimit të bërë publik: Në Njësinë Administrative Libonik është emëruar Rudina Bregu Në Pojan do të drejtojë Kejdi Hasani Eleni Kinolli do të jetë administratore në Pirg Në Gore është emëruar Renaldo Skënderi Fetah Hoxha është i vetmi administrator i rikonfirmuar, në Njësinë Administrative të Moglicës Lëvizja vjen në kuadër të një qasjeje për rinovim dhe energji të reja në administratë, sipas burimeve pranë bashkisë. /vizionplus.tv