Zhvillimet politike në Kosovë, Basha zhvillon një takim me presidenten Vjosa Osmani

Zhvillimet politike në Kosovë, Basha zhvillon një takim me presidenten Vjosa Osmani

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Ky takim u mbajt në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet dy krerëve të institucioneve më të larta të vendit.  Detajet rreth përmbajtjes së diskutimeve nuk janë bërë të ditura, por takimi cilësohet si pjesë e përgatitjeve për proceset e ardhshme parlamentare dhe politike në vend. Kuvendi njoftoi për takimin përmes një njoftimi zyrtar. “Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim. Ndryshe Basha ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e kryesisë së legjislativit të ri, ndonëse ky i fundit nuk është konstituuar plotësisht...