Mijëra valixhe të braktisura si simptomë e turizmit të tepërt: Pse turistët i lënë ato në aeroporte?

Mijëra valixhe të braktisura si simptomë e turizmit të tepërt: Pse turistët i lënë ato në aeroporte?

Valixhet e braktisura janë shndërruar në një problem të ri social në Japoni, vend që vitin e kaluar u vizitua nga plot 38 milionë turistë të huaj. Politika e liberalizimit të vizave, dobësimi i yen-it që e bën qëndrimin më të lirë për turistët me euro dhe dollarë, si dhe promovimi ndërkombëtar i vendit përmes ngjarjeve të mëdha si Olimpiadat dhe Ekspozitat Botërore, kanë sjellë një vërshim të madh vizitorësh. Megjithatë, ky bollëk i turistëve nuk ka sjellë vetëm rritje të çmimeve të akomodimit, mbingarkesë të transportit dhe presion mbi infrastrukturën, por edhe fenomene të pazakonta si grumbullimi i valixheve të hedhura në aeroporte, stacione treni, hotele dhe madje edhe në rrugë. Në Aeroportin e Naritës, që i shërben Tokios, në vitin fiskal 2024 u...