Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I shkaktuan 16 milionë lekë dëm kompanisë, pranga magazinierit e përgjegjësit që vodhën mobilerinë
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi vodhën mobilerinë ku punonin. A2 CNN mëson se bëhet fjalë për magazinierin dhe përgjegjësin e mobilerisë Sevastian Maci dhe Florenc Begu, të cilët i shkaktuan dëm prej 16 milionë lekësh të reja kompanisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar. Ata i kanë shkaktuar kompanisë, 16 milionë lekë të rinj dëm. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong calculation”. Vodhën në mobilierinë ku punonin, materiale pune, prodhuan mobilie dhe i shitën pa i deklaruar, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe...