Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bergomi kritikon Interin: Ka marrë 5 të rinj, por asnjë titullar. Të njëjtat probleme prej 4 vitesh
1 Shtator 2025 13:53 Alfred Lleshi Beppe Bergomi komentoi humbjen e Interit në “San Siro” ndaj Udineses dhe vështirësitë që po përjeton. Sipas tij, krahas meritave të Inzaghit në lojën e bukur, problemet e vjetra kanë dalë sërish në pah: “Chivu duhet të punojë mbi aspektin mendor, sepse Udinese iu krijon vështirësi të gjithëve. Megjithatë, edhe vetë struktura e Interit ka mangësi. Skuadra zikaltër ka një vit më shumë në moshë, vjen nga një sezon i rëndë nga ana psikologjike dhe ka marrë 5 të rinj, por asnjë titullar. Problemet janë po ato që njohim prej 4 vitesh. Mungon njeriu që driblon. Kishte një të tillë dhe e shiti. Kur përballesh me një skuadër fizike si Udinese, hedhja e topave në zonë nuk mjafton”.