Isak kryen vizitat mjekësore, Liverpul kryen blerje rekord

Isak kryen vizitat mjekësore, Liverpul kryen blerje rekord

Alekander Isak mbërriti së fundmi në qendrën stërvitore Melwood të Liverpulit për vizitat mjekësore, duke shënuar hapin e fundit në një transferim të destinuar të hyjë në histori të Premier Ligës. Klubi anglez më në fund ka arritur një marrëveshje me Njukasëll për sulmuesin suedez, në një marrëveshje me vlerë rreth 136 milionë £ (afërsisht 157 milionë euro), duke e bërë sulmuesin 25 vjeçar lojtarin më të shtrenjtë në historinë e ligës angleze. Me këtë blerje, te Liverpul shifra shkon gati 500 milionë euro të shpenzuara në merkaton e verës, pas mbërritjeve të Florian Virtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Zheremi Frimpong dhe Xhovani Leoni. Klubi nga Anfield konfirmon kështu qëllimin e tij të madh për të garuar në të gjitha frontet e futbollit në planet....