“Milionat e padeklaruar në Piramidat online”, Karamuço: Ja kush ka rënë pre

“Milionat e padeklaruar në Piramidat online”, Karamuço: Ja kush ka rënë pre

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, deklaroi se piramidat online janë aktualisht jashtë kontrollit. Në një intervistë, Karamuço tha se mijëra shqiptarë kanë rënë pre e tyre, mes të cilëve edhe familjarë të funksionarëve të policisë dhe drejtësisë. “E para janë jashtë kontrolli kanë shumë kohë që funksionojnë në fillim eksperimentale tani të konsoliduar. Qindra e mijëra shqiptarë kanë rënë pre e tyre, madje edhe familjarë të funksionarëv të policisë së shtetit, familjarë të funksionarëve të pushtetit të drejtësisë. Ata që dëgjojnë dhe duhet ta kontrollojnë këtë sistem tregojnë indiferencë. Kemi indiferencë familjarë dhe institucionale që sot ka ardhur në pikën që nuk mban më”, tha eksperti. Sipas tij shumica e njerëzve nuk duan të deklarojnë pasi kanë hedhur miliona dollarë para të fshehura dhe të...