Sherri masiv në lokal zbuloi shkeljet e pronarit në Korçë/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, bien në pranga 10 persona

Sherri masiv në lokal zbuloi shkeljet e pronarit në Korçë/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes, bien në pranga 10 persona

Sherri masiv i ndodhur në një lokal mbrëmjen e së dielës zbuloi shkeljet e pronarit të biznesit në Korçë. Pronari i lokalit u vu nën hetim pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. “Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente”, sipas policisë. Në njoftimin zyrtar policia thekson se mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për...