Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vodhën materiale pune në një mobilieri dhe shkaktuan 16 mln lekë dëm, arrestohen dy punonjësit në Tiranë
Dy punonjës janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohen se kanë vjedhur materiale në një mobilieri. Dëmi i shkaktuar është rreth 16 milionë lekë të reja. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale S. M., 31 vjeç, dhe F. B., 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri; dhe janë proceduar penalisht shtetasit me iniciale K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri. Njoftimi: Vodhën në mobilierinë ku punonin, materiale pune, prodhuan mobilie dhe i shitën pa i deklaruar, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e adiministratores së një...