“3 mijë euro në gotën e kafes”, lihet në burg inspektori i IMT-së, ia hedh fajin kolegut

“3 mijë euro në gotën e kafes”, lihet në burg inspektori i IMT-së, ia hedh fajin kolegut

Me vendim të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), është lënë në burg edhe inspektori tjetër i IMT-së, shtetasi K.ZH. Ky i fundit u vetëdorëzua në polici më 29 gusht, ndërsa akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me një rast ryshfeti në Kombinat. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në seancën gjyqësore inspektori dhe avokati i tij kanë mohuar akuzat. Inspektori K.ZH, pretendon se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë. Madje, fajin lidhur me këtë ia hedh kolegut të tij. “Atë ditë kam qenë me shërbim në një tjetër subjekt që ishte planifikuar për prishje. Të nesërmen kam shkuar në një lokal me porosi të kolegut për të marrë një porosi”, mësohet të ketë thënë ai. Sipas avokatit, transkriptet dhe fabula...