Berisha: Dumani zgjatim i bandave, Edi Rama produkti më kriminal i Sorosit në Europë

Berisha: Dumani zgjatim i bandave, Edi Rama produkti më kriminal i Sorosit në Europë

Nga Prokuroria e  Posaçme, e cila e akuzon për korrupsion, Sali Berisha shënjestroi kreun e këtij institucioni, Altin Dumani duke e quajtur zgjatim të pushtetit dhe të bandave kriminale. “Sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini. Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës. Ju jeni dëshmitarë se unë kam paraqitur këtu para jush bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën. Bisedën e tyre të famshme telefonike ku i thotë Suel Çelës se ne po e arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që ne kërkojmë. Dhe ky pakt u zbatua. Rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Europë i Xhorxh Sorosit, dhe Altin Troplini, mbrojnë delinkuenten, fytyrën e vërtetë të drejtësisë sorosiane,...