Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin injoron ultimatumet, Trump drejt tërheqjes si ndërmjetës. Këshilltarët e Presidentit: Disa vende të BE minuan negociatat
Dy javë pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaskë, presidenti amerikan po jep sinjale të qarta se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të mos jetë më prioritet i tij. Në një intervistë për median konservatore Daily Caller, Trump tha se “është e mundur që ata (rusët dhe ukrainasit) duhet të luftojnë edhe pak… të vazhdojnë këtë luftë të marrë”, duke e cilësuar momentin aktual si të papërshtatshëm për negociata. Nga entuziazmi në zhgënjim Vetëm pak ditë më parë, Trump kishte shpallur nismën e tij për një takim dypalësh mes Putin dhe Zelensky, si vazhdim i një samiti të zhvilluar më 18 gusht me pjesëmarrjen e liderëve evropianë. Por që prej asaj kohe, qëndrimi i tij ka ndryshuar ndjeshëm. Në...