Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fatura e Chris LaCivita ende e padeklaruar, Berisha: Shpenzimet e mia në fushatë i mbuloi partia, PD do t’i publikojë kur…
Kreu i PD, Sali Berisha gjatë komunikimit me mediat këtë të hënë pasi doli nga ambientet e SPAK foli edhe për deklarimet e shpenzimeve gjatë fushatës elektorale. Ai u shpreh se fushata elektorale është mbuluar nga PD, duke theksuar se “ka një ligj i cili përcakton afatin ligjon kur Partia Demokratike do të deklarojë shpenzimet dhe unë të garantoj se PD do të deklarojë çdo qindarkë”. Berisha: Tani, unë nuk them se nuk kam deklaruar. Tani deputetët po deklarojnë shpenzimet personale. Sepse nga deputetët që kanë bërë fushata kanë shpenzuar me dhjetëra, qindra, mijëra euro në këtë e këtë veprime. Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Pra çfarë shpenzimesh kam bërë unë në turneun në mbarë...