Nga mikëpritja te hetimi: Historia e ndërlikuar e opozitës iraniane në Shqipëri

Nga mikëpritja te hetimi: Historia e ndërlikuar e opozitës iraniane në Shqipëri

E kërcënuar prej një dekade nga Irani, Shqipëria po përballet me vështirësi edhe me menaxhimin e sfidave të brendshme të sigurisë si pasojë e aktivitetit të grupit opozitar, MEK, i cili po hetohet për veprat penale të provokimit të luftës dhe sulmeve kibernetike. Nga Fatjon Gjinaj dhe Eni Ferhati/ Edhe pse lufta 12 ditore që shpërtheu në qershor në Lindjen e Mesme mund të ketë përfunduar, Republika Islamike e Iranit konsiderohet sot një kërcënim serioz për sigurinë e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo u bë e qartë në fillim të gushtit përmes një deklarate të përbashkët të 14 shteteve Perëndimore, përfshirë Shqipërinë, të cilat denoncuan përpjekjet e shërbimeve inteligjente iraniane për të përndjekur disidentë, politikanë, gazetarë dhe minoritete fetare në territoret e...