1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së

1 mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali/ GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim. Zhilla dyshohet se i ka kërkuar ryshfet 1 mijë euro një biznesmeni në zonën e Kombinatit, me qëllim moskryerjen e veprimeve ligjore për tendën e lokalit që kishte zbatuar hapësirën publike. Përpara GJKKO, Klajdi Zhilla ka pretenduar se kishte shkuar për të takuar dhe për t’i marrë paratë biznesmenit, personi i cili ka bërë gjithashtu dhe denoncimin, me qëllim për të zbatuar urdhrin e inspektorit Geraldo Fuçia, i lënë në burg me vendim gjykate për të njëjtën çështje. Ky i fundit dyshohet si personi që i propozoi qytetarit skemën e korrupsionit, me qëllim...