Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë / Samiti i OBSH në Kinë: Xi Jinping po i tregon Perëndimit se nuk është i izoluar
Presidenti kinez Xi Jinping po përpiqet të transformojë Organizatën për Bashkëpunim të Shangait (OBSH) nga një platformë dialogu në një mekanizëm të bashkëpunimit praktik dhe gjithëpërfshirës. Por sa është e mundur një gjë e tillë, cilat janë objektivat dhe sfidat e saj? Sipas politologut Ian Bremmer, president i kompanisë së konsulencës për rreziqet politike Eurasia Group, shumë shtete po shqyrtojnë alternativa të reja për shkak të mungesës së qëndrueshmërisë në politikat e Shteteve të Bashkuara dhe të një lidership-i të vazhdueshëm në çështjet e sigurisë, tregtisë dhe diplomacisë. Megjithatë, sipas Bremmer, ekzistojnë kufizime të mëdha strategjike: India dhe Kina kanë pozicione të kundërta politike në shumë çështje dhe vende të rajonit. Ato garojnë për ndikim në vende si Sri Lanka, Maldivet dhe veçanërisht në Pakistan, me...