Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Korrupsion për mosheqjen e tendës në lokal, lihet në burg dhe inspektori i IMT (Emri)
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla, i akuzuar për korrupsion aktiv dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ai dyshohet se i ka kërkuar një biznesmeni në zonën e Kombinatit shumën prej 1 mijë eurosh për të mos kryer veprimet ligjore lidhur me tendën e lokalit që kishte zënë hapësirën publike. Para gjykatës, Zhilla ka deklaruar se takimi me biznesmenin, i cili gjithashtu ka bërë denoncimin, kishte për qëllim vetëm zbatimin e urdhrave të inspektorit tjetër, Geraldo Fuçia, i cili po ashtu ndodhet në burg për të njëjtën çështje. Fuçia dyshohet se ka organizuar skemën e korrupsionit, duke i propozuar qytetarit marrjen e parave dhe mos heqjen e tendës. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të...