Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Cila do të jetë strategjia e opozitës në paralament? Flet Berisha
Kryetari i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. Krahas akuzave ndaj qeverisë, Berisha foli dhe për hapat që do të ndjek opozita në parlament. “Çdo hap do të merret në kolegjialitet të plotë, në debate të hapura me deputetët dhe institucionet e PD-së, por u bëj thirrje mediave të qëndrojnë fuqishëm sepse armiku numër një i shqiptarëve sot është censura. Mbi 90% e mediave për shkak të korruptimit kokë e këmbë të tyre, bëjnë gjithçka për të mbuluar të zezat e qeverisë, populli mbetet në errësirë. Qytetarët të përdorin sa më shumë rrjetet sociale dhe gazetarët të intensifikojnë denoncimet e tyre. Opozita shqiptare betejë në të gjitha frontet, do bëjmë gjithçka për t’u kthyer shqiptarëve votën e...