Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kolos i regjisë dhe filmit, intelektual i shquar i kombit”/ Berisha i bën homazhe Dhimitër Anagnostit: Dielli perëndoi përgjithmonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha e kujton Anagnostin si një kolos të regjisë dhe filmit shqiptar, teksa shpreh edhe ngushëllimet e tij. “Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje. Për Dhimitër Anagnostin, kolos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë. Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur. Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të...