Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Janar-gusht, në muzetë e Krujës rreth 140 mijë vizitorë
Gjatë muajve janar-gusht të këtij viti, Qendra Muzeore Krujë ka pritur rreth 140 mijë vizitorë. Sipas shifrave të publikuara nga Muzeu Historik dhe Etnografik Krujë, Muzeu Historik “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ka tërhequr rreth 120 mijë vizitorë, duke mbetur një ndër destinacionet më të vizituara në vend. Ndërsa Muzeu Etnografik është vizituar nga rreth 20 mijë vizitorë, duke ruajtur interesin e madh për trashëgiminë kulturore. Sipas muzeve ky numër e konfirmon Krujën si një nga pikat më të rëndësishme turistike e historike të Shqipërisë. Muzeu i Skënderbeut është dhe një ndër më të vizituarit në vendin tonë. Ndërtesa e muzeut është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle Mesjetare Shqiptare me nje fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit...