‘Partizani’/ Berisha në SPAK sërish me akuza drejt Dumanit: Për LaCivita s’kam dhënë asnjë lek

‘Partizani’/ Berisha në SPAK sërish me akuza drejt Dumanit: Për LaCivita s’kam dhënë asnjë lek

Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitet sot në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" lidhur me dosjen "Partizani". Berisha pasi doli nga SPAK ka treguar mesazhin që ka lënë ditën e sotme në Prokurori, ku ka deklaruar se bashkëpunimi i kreut të SPAK, Altin Dumanit me krimin do marrë ndëshkimin e merituar. "Shënimi i sotëm: Zëvendëskreut të krimit monstruoz elektoral, Altin Troplinit. Klodiana, nuk mund të quhet ndryshe ky, pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep dhe të mosekzekutimit të urdhrit të arrestit për Troplinët gjersa ata u arratisën. Ndaj dhe sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini. Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës. Ju jeni dëshmitarë se unë kam paraqitur këtu...