Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Në bisedën e Hajrit dhe Çyrbjes, del Ulsi Manja!
Sali Berisha kreu i Partisë Demokratike ka folur këtë të hënë përpara SPAK, ku është bërë dhe traditë e çdo jave pas paraqitjes për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”. Berisha në fjalën e tij ka akuzuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani si bashkëpunëtor me krimin, duke vijuar akuzat lidhur me mos zbatimin sipas tij të urdhër-arrestit për Troplinët gjatë fushatës elektorale. Nga ana tjetër në fjalën e tij Berisha sot ka përmendur dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja i cili sipas tij është në bisedat telefonike të dy të arrestuarve, Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja. “Shënimi i sotshëm, zv.kreut të krimit elektoral Altin Troplinit. Nuk mund të quhet ndryshe ky pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep të urdhër-arrestit për Troplinët...