“Po qarkullon një nëntip i ri…”, Brataj: Gripi i këtij viti mund të jetë më agresiv se më parë

“Po qarkullon një nëntip i ri…”, Brataj: Gripi i këtij viti mund të jetë më agresiv se më parë

Këtë të hënë, më 1 shtator, me nisjen e sezonit të ri televiziv, emisioni “Aldo Morning Show” në TV Klan i kushtoi vëmendje virozave të stinës, të cilat po prekin një numër gjithnjë e më të madh qytetarësh. Gjatë verës, për shkak të lëvizjeve turistike dhe temperaturave të larta, është vërejtur një rritje e ndjeshme e rasteve me infeksione virale, si të aparatit tretës ashtu edhe të rrugëve të frymëmarrjes. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për emisionin theksoi se ekipet mjekësore janë të angazhuara deri më 30 shtator për përballimin e rasteve të shumta. “Jemi të angazhuar me ekipet e urgjencës deri më 30 shtator. Sigurisht që janë sëmundjet e stinës ato që janë më të frekuentueshme. Mos të harrojmë këtë...