“Manja ka shtuar kostumet në gardërobën e tij”, Berisha vijon akuzat para SPAK: Balla liroi dy terroristët!

“Manja ka shtuar kostumet në gardërobën e tij”, Berisha vijon akuzat para SPAK: Balla liroi dy terroristët!

Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani në të hënën e e parë të muajit ku duhet të paraqitet në këtë institucion për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje. Kreu i demokratëve u shpreh se pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme, SPAK dhe kreu i saj nuk kanë reaguar për Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën që sipas tij kanë lidhje me grupet kriminale dhe dalin në shumë përgjime. “Ndaj dhe sot dhe përgjithmonë ai do të mbetet në analet si Altin Troplini dhe avokatit të karteleve të drogës. Ju jeni dëshmitarë se kam paraqitur para jush bashkëpunimin e Ballës me Suel Çelën. Bisedën e famshme ku i thotë Suelit se “ne po i arrestojmë kundërshtarët dhe ju do jepni votat”. Bisedën tjetër...