DETAJE / Forumi Strategjik i Bledit, Rama në panelin e liderëve me Komisioneren Kos

DETAJE / Forumi Strategjik i Bledit, Rama në panelin e liderëve me Komisioneren Kos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesë e edicionit të 20-të të një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë, Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni. Kreu i qeverisë do të jetë i ftuari special i panelit “Shteti, Bashkimi Evropian dhe kampionët e së ardhmes”, ku pritet të ndajë me sipërmarrësit perspektivat e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në procesin e integrimit. Në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo Realitet?” në krah të Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, kryeministri Rama pritet të përqendrohet në rrugëtimin dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga çelja e grupkapitullit të fundit të integrimit. Forumi Strategjik i Bledit mbetet një mundësi e...