Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Nuk ka një të dytë si ai”- Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, aktori Mevlan Shanaj: Sa e varfër kinemaja pa ty…
Pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, artistë, intelektualë dhe personalitete të njohura të kulturës shqiptare kanë shprehur dhimbjen dhe vlerësimin e tyre për figurën e tij të jashtëzakonshme. Një ndër reagimet më të ndjera ka ardhur nga regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, i cili ka ndarë me publikun një mesazh emocional, duke theksuar humbjen e madhe që ka pësuar kinematografia shqiptare. “Lamtumirë “diktatori i së bukures”, maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare! Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza,...