Tërmeti në Afganistan, 622 të vdekur, fshatra të tërë u rrafshuan! Momenti kur toka dridhet (VIDEO)

Tërmeti në Afganistan, 622 të vdekur, fshatra të tërë u rrafshuan! Momenti kur toka dridhet (VIDEO)

Të paktën 622 persona kanë humbur jetën dhe gati 1,500 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter që goditi Afganistanin lindor, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani. Fatkeqësia e fundit natyrore do ta përkeqësojë më tej krizën humanitare në Afganistan, i cili tashmë po përballet me një krizë humanitare për shkak të një rënieje të ndjeshme të ndihmës ndërkombëtare dhe dëbimit të shumë emigrantëve afganë nga vendet fqinje.Lexo edhe :Related Posts Pamjet e televizionit Reuters treguan helikopterë që fluturonin mbi zonat e prekura, ndërsa banorët ndihmonin ushtarët dhe mjekët të transportonin të plagosurit në ambulanca. Tre fshatra u rrafshuan në provincën Kunar dhe disa të tjerë u dëmtuan rëndë, tha ministria e shëndetësisë. Momenti i dridhjeve:  CCTV footage shows the...