Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mjekët zbulojnë ilaçin që sfidon aspirinën në parandalimin e infarktit të zemrës
Një zbulim i ri shkencor mund të ndryshojë udhëzimet mjekësore në mbarë botën. Mjekët kanë zbuluar se ilaçi clopidogrel është më i efektshëm se aspirina në parandalimin e infarkteve të zemrës dhe goditjeve në tru, pa rritur rrezikun për gjakderdhje serioze. Prej dekadash, miliona njerëz janë këshilluar të marrin aspirinë në dozë të ulët çdo ditë për të parandaluar ngjarjet serioze kardiovaskulare. Aspirina ndihmon në hollimin e gjakut dhe duke ulur rrezikun për bllokime të arterieve. Por, një studim i ri ndërkombëtar, i paraqitur në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid dhe i botuar njëkohësisht në revistën The Lancet, tregon se clopidogrel, një hollues gjaku i përdorur gjerësisht është më efektiv se aspirina në parandalimin e këtyre ngjarjeve, pa rritur rreziqet për efekte...