Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dhimitër Anagnosti, poet i madh i dritës dhe i ekranit shqiptar…
Nga ILIR ÇUMANI (Lamtumirë, Mjeshtër) Kur largohet nga kjo botë një njeri i zakonshëm, si gjithmonë jeta vazhdon duke lënë pas gjurmët e një dhimbjeje që të shoqëron gjatë, por, kur largohet një artist i madh, jeta ndalet për një çast dhe shpirti kolektiv dridhet…. Kështu ndodhi sot me lajmin e ndarjes nga jeta e Dhimitër Anagnostit, mjeshtrit të madh të ekranit, Artist i Popullit dhe Nder i Kombit. Me të, Shqipëria humbi jo vetëm një regjisor, por një poet të dritës, një kronikan të shpirtit të saj, një artist që e ktheu realitetin e thjeshtë në art universal. Anagnosti nuk ishte thjesht regjisor; ai ishte poet i imazhit, mjeshtër i rrëfimit, ku çdo plan filmik ishte një varg poezie dhe çdo sekuencë një metaforë...