Vdekja e Dhimitër Anagnostit, reagojnë Begaj, Gonxhja e Meta: Lamtumirë pionieri i kinemasë!

Vdekja e Dhimitër Anagnostit, reagojnë Begaj, Gonxhja e Meta: Lamtumirë pionieri i kinemasë!

Arti shqiptar humbi sot jo vetëm një prej regjisorëve më të shquar të vendit, por një prej themeleve mbi të cilat u ngrit vetë institucioni i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnostin. Mbi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej arkitektëve të parë të kinemasë shqiptare, kanë reaguar edhe politikanët. Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj, iu shkëput një tjetër yll Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj. Gonxhja: Lamtumirë Mjeshtër! Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga...