Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sherri me thika në Korçë, arrestohen 8 persona
Më shumë se 8 persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës, pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme ku dy shtetas mbetën të plagosur me thikë. Sipas burimeve pranë uniformave blu, të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal pranë Parkut të qytetit. Sherri, i cili dyshohet se nisi për motive të dobëta, degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse, duke përfunduar me të plagosur. Policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve. Çfarë ndodhi dje në Korçë Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro u plagosën me thikë pas një konflikti për motive...