Shtëpi me pishinë? Ja sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës, pistat për gara e fusha futbolli

Shtëpi me pishinë? Ja sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre. Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve. Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për...