Tërmeti i fortë në Afganistan, shkon në 622 numri i viktimave, rreth 1500 të plagosur

Tërmeti i fortë në Afganistan, shkon në 622 numri i viktimave, rreth 1500 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi pjesën lindore të Afganistanit, duke shkaktuar të paktën 622 viktima dhe afro 1.500 të plagosur, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme të talebanëve, Abdul Matin Qani. Më herët, televizioni shtetëror Radio Television Afghanistan (RTA) raportoi për 500 të vdekur dhe mbi 1.000 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm, i cili goditi më së shumti provincat Kunar dhe Nangarhar. Kjo katastrofë natyrore pritet të përkeqësojë edhe më tej gjendjen në Afganistan, një vend tashmë i zhytur në krizë humanitare për shkak të rënies drastike të ndihmave ndërkombëtare dhe dëbimeve masive të migrantëve afganë nga vendet fqinje. Pamjet e transmetuara nga Reuters Television tregonin helikopterë që mbërrinin në zonat e goditura, ndërsa banorët ndihmonin ushtarë dhe mjekë për të transportuar...