Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan
Mediat gjermane i kanë kushtuar hapësirë të gjerë situatës politike dhe ekonomike në Serbi, duke e analizuar paketën e re të masave ekonomike të presidentit Aleksander Vuçiç, qëndrimin e Brukselit ndaj protestave studentore dhe ndikimin e nacionalizmit në shoqëri, raporton Deutsche Welle. Gazeta “Die Presse” e cilëson paketën e Vuçiçit si “masa të mrekullueshme” populiste që kanë efekt afatshkurtër, ku për gjashtë muaj do të ulen çmimet e rreth 3.000 produkteve, duke hyrë në fuqi nga 1 shtatori. Sipas “Rheinpfalz”, Komisioni Evropian prej muajsh reagon “ritualisht dhe joefikas” ndaj zhvillimeve në Serbi, duke mos ushtruar presion real ndaj Beogradit, pasi vendi shihet si faktor kyç për stabilitetin në Ballkan. Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Gjermania vazhdojnë të japin fonde milionëshe, por besimi i qytetarëve serbë te...